Viktima e dytë në incidentin në Pejë dyshohet të jetë ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit

Incidenti me armë zjarri në Pejë përfundoi me dy persona të vrarë.

KALLXO.com mëson nga burime brenda Prokurorisë se viktima e dytë e këtij incidenti është ish- kandidati për kryetar të Deçanit nga radhët e PDK-së, Blerand Kadrijaj.

Ende deri më tani nuk ka dyshime të konfirmuara se cili ishte shkaku që çoi deri në incidentin me armë zjarri ku mbeti i vrarë edhe kandidati i PDK-së në Pejë, Astrit Ademaj.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës dyshohet se është një nga dy të vrarët sonte në Pejë