Foto: KALLXO.com

Kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës një nga dy të vrarët në Pejë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në Pejë, në afërsi të Shkollës Ekonomike.

KALLXO.com mëson nga burime brenda Prokurorisë se dy persona kanë mbetur të vrarë ndërsa njëri nga ta është kandidati për kryetar të Komunës së Pejës nga PDK, Astrit Ademaj.

Nga burime brenda PDK-së për KALLXO.com kanë thënë se Ademaj ka qenë i përfshirë në rast.

Një incident ka ndodhur para disa minutash në afërsi të Shkollës Ekonomike në Pejë.

Nga Spitali i Pejës kanë konfirmuar se viktimat kanë shkuar pa shenja jete në spital.