VIDEO- A i dha Walker dorën Thaçit?

Me rastin e 21-vjetorit të Masakrës së Reçakut në Kosovë ka ardhur ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker.

Walker i kishte treguar botës për masakrën e kryer nga forcat serbe në Reçak, ku ishin ekzekutuar 45 civilë shqiptarë.

Ambasadori William Walker në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet duke biseduar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, por nuk ia zgjat dorën presidentit kur ky deshi ta përshëndeste.

Në bazë të videos shihet se Walker e Thaçi janë në një restorant.

Pamje të tjera të publikuara kanë sqaruar situatën ku Walker e Thaçi përqafohen

Thaçi-Walker u përqafuan, aktivisti i Vetëvendosjes i manipuloi pamjet (Video e plotë)

Thaçi-Walker u përqafuan, aktivisti i Vetëvendosjes i manipuloi pamjet (Video e plotë)

Publiée par IndeksOnline sur Jeudi 16 janvier 2020

 

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në vendin tonë.

21-vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky krim i llahtarshëm tronditi gjithë opinionin ndërkombëtar.

Ambasadori William Walker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit. Madje, thuhet se masakra e Reçakut ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

https://kallxo.com/gjate/recaku-pas-21-vjetesh-dhimbje-e-thirrje-per-drejtesi/