VIDEO: Vozitje e çmendur në Kosovë

Deri në 200 kilometra në orë shihet një vozitës duke vozitur në njërën nga autostradat e Kosovës.

KALLXO.com ka pranuar një video- incizim ku shihet shpejtësia marramendëse e vozitësit në autostradë.

Në pamje shihet se përveç që lëviz me shpejtësi të madhe, shoferi hyn në tejkalim edhe në korsinë e ndaluar.

Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut, shpejtësia e lejuar në autostradë është maksimumi 130 kilometra në orë.

KALLXO.com sjell më poshtë edhe videon e personit i cili shkel rregullat e trafikut duke vozitur me shpejtësi më të lartë se sa është e lejuar.