VIDEO: Autobusi i Policisë filmohet duke i thyer rregullat e komunikacionit

Autobusi i Policisë së Kosovës është filmuar duke shkelur rregullat e komunikacionit në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, në segmentin në fshatin Milloshevë.

Qytetarët kanë dërguar në KALLXO.com një video në të cilën shihet se autobusi i Policisë së Kosovës lëviz me një shpejtësi më të madhe sesa shenja e vendosur në skaj të rrugës.

Në zonën ku shenja e komunikacionit tregon se shpejtësia e lejuar është 60 km/h, autobusi i Policisë së Kosovës vozitet më një shpejtësi mbi 90 km/h.