Video: Vozitje mbi 100 kilometra në orë në rrugët e Prishtinës

Një vozitës shihet duke thyer rregullat e trafikut. Kjo pasi që i njëjti shihet deri sa rrugëve të Prishtinës vozit në një shpejtësi të çmendur duke kaluar 100 kilometra në orë.

KALLXO.com ka siguruar disa video ku shihet se si një vozitës thyen rregullat e komunikacionit dhe të trafikut duke vozitur me shpejtësi të palejuar në zona të banueshme dhe në qendër të qytetit.

Sipas rregullave të trafikut të parapara në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, shpejtësia e lejuar brenda zonave urbane është 30 kilometra në orë.

Në të njëjtin Ligj thuhet se personi i cili vepron në kundërshtim me këto rregulla dënimi për të mund të jetë nga 150 deri në 450 euro.