Radari i Policisë e kap 'Schumacher'-in, voziste mbi 210 km/h

Një shofer ka shkelur rregullat e trafikut pasi është kapur nga radari i Policsë duke lëvizur me shpejtë prej 2012 km/h. Në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 130 km/h një shofer ka vozitur 82 km/h më shumë se sa është e lejuar.

Për këtë shkelje, Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë shkelësin e rregullave të trafikut.

Shoferi është dënuar  me 300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për vozitje të mjetit motorik.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 212 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve në komunikacion.