VIDEO: Për shoferin e "Range Rover” nuk vlen semafori

Shoferë të ndryshëm vazhdojnë të shkelin rregullat e trafikut me gjithë shtimin e kontrollit nga forcat e rendit.

Sonte, shoferi i një “Range Rover” ka bërë një shkelje të rëndë të rregullave të trafikut.

Ai nuk e ka ndalur veturën ndonëse ishin të ndezura dritat e kuqe të semaforit.

Sipas pamjeve të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar, ngjarja ka ndodhur sonte në njërin prej semaforëve në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë.

Këto janë pamjet:

 

Ditëve të fundit, Policia e Kosovës ka shtuar kontrollin nëpër rrugët e vendit për të parandaluar aksidentet dhe dënuar shoferët kundërvajtës.

Në këtë aksion, forcat policore po përdorin edhe dronë.

Shtimi i pranisë së policisë në trafik vjen pas disa aksidenteve me fatalitet që kanë ndodhur në javët e fundit.