VIDEO - Policia mbyll ‘Rrugën B’ për shkak të një mjeti të dyshimtë

Policia e Kosovës e ka mbyllur rrugën të “Rruga B”, më 17.02.2023, për shkak të dyshimit për një mjet i dyshimtë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rruga është mbyllur rreth orës 20:30, për shkak të dyshimeve për mjet i dyshimtë.

“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën  “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mjet i dyshimte te Rruga B | Foto: Kallxo.com