Gjarpri - Foto: KALLXO.com

VIDEO: Gërmi, gjarpri në shteg të këmbësorëve

Në parkun e Gërmisë në Prishtinë është parë një gjarpër në shtegun e këmbësorëve.

Një qytetar në KALLXO.com ka dërguar një video ku shihet prania e një gjarpri në shtegun e këmbësorëve derisa një qytetar përpiqet ta kthejë në mal me anë të një dege.

Qytetari që ka dërguar videon ka bërë apel që të kihet kujdes gjatë frekuentimit të Parkut të Gërmisë.