Projekti i pritores së autobusëve në hyrje të Gërmisë (FOTO)

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka publikuar pamje të projektit të pritores së autobusëve e cila pritet të ndërtohet në hyrje të parkut të Gërmisë.

Musliu thotë kjo pritore do ta zbukuroj hapësirën dhe do të jetë shumë më funksional.

“Shumë shpejtë rruga për te Parku i Gërmisë do jetë më e këndshme”- ka shkruar Musliu në rrjetin social “Facebook”.

Sipas drejtorit Musliu, drejtoria e Shërbimeve Publike, konkretisht Sektori i Mobilitetit, në bashkëpunim me studentë shqiptarë të arkitekturës në Universitetin e Lichtenstein janë krijuesit e projektit dhe njëkohësisht janë duke punuar në implementimin e këtij projekti.

“Financimi i projektit do të bëhet nga po i njëjti universitet” – ka shkruar Musliu.

Akutalisht në disa pjesë të qytetit të Prishtinës ka filluar zëvendësimi i pritoreve të reja të autobusëve.