Koncerti i Dua Lipës në Prishtinë. Foto: Dua Lipa/Instagram
Ambientalistët dhe mbrojtësit e të drejtave të kafshëve kundër mbajtjes së "Sunny Hill" në parkun e Gërmisë
Elza Ramadani nga organizata joqeveritare Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka kritikuar vendimin për mbajtjen e festivalit të muzikës ‘ Sunny Hill’ në parkun Gërmia, në Prishtinë.
Ramadani ka thënë se do të kërkojnë anulimin e këtij vendimi pasi që mbajtja e ‘Sunny Hill’ vitet e kaluara në këtë park kishte lënë për të dëshiruar.
“Lajm i tmerrshëm! Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve do të kërkojë shumë shpejtë që të anulohet ky vendim dhe autorizim që ta monitorojë procesin sepse vitet e kaluara e kanë kënaqë krejt këta që e donë vendin e vet. Ende shishet dhe bërlloku i tyre është në parkun e Gërmisë. Kam foto dhe dëshmi për këto. Shumë keq që kaq pak e mbrojmë mjedisin dhe kafshët e egra n ‘këtë vend”, thuhet në reagimin e Ramadanit.
Edhe aktivistja nga organizata joqeveritare ‘Qytetarët Aktiv’, Flutra Zymi ka kritikuar një vendim të tillë.
Ajo ka ftuar qytetarët në protestë për mbrojtjen e parkut të Gërmisë.
“Ftoj të gjithë ambientalistët, aktivistët, qytetarë dhe shoqërinë civile se shpejti në protestë në mbrojtje të Gërmisë. Ju njoftojmë për datën e protestës së shpejti. Nuk duhet leju një grusht analfabeta që qeverisin me u sjell si ky vend është i tyre dhe vetëm i tyre. Shpresoj që Instituti i Kosovës për mbrojtjen e Natyrës nuk ka ba këso lëshime”, ka thënë Zymi.