Parku i Gërmisë | Foto: KALLXO.com

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi më 1 Maj

Komuna e Prishtinës ka lëshuar një urdhëresë që ndalon qarkullimin e makinave për në parkun e Gërmisë më 1 Maj- në ditën ndërkombëtare të Punës.

Sipas komunës, pika përfundimitare për qarkullim përveq banorëve të lagjeve: ”Normale”, ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat Gërmia” ”Freskia”, dhe “Soma” do të jetë:

Kryqëzimi rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafurri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi”, kryqëzimi rrugëve ”Nazim Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe ” Dr. Lec Gradica” dhe kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ”Gërmia”.

Përjashtim nga kjo urdhëresë bëjnë Trafiku Urban, linja4, Policia e Kosovës, KFOR, EULEX, Hortikultura, ‘Pastrimi’, ‘Automjetet emergjente’.

Derisa, linja 5 e autobusëve do qarkullojë sipas itinerarit të rregullt deri në Sofali.