Video ekskluzive të arrestimit të 'mjekut popullor' në Prizren

 

Mbrëmjen e sotme, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi ekskluzivisht pamjet e aksionit të urdhëruar nga Prokuroria Themelore në Prizren, kundër falltoreve në po të njëjtin qytet.

Plumba, fotografi, letra me mbishkrime të ndryshme, ishin konfiskuar nga ana e policisë dhe prokurorisë nën dyshimin se kishin të bënin me veprimtari të fallit apo siç njihet ndryshe edhe veprimtari për mjekim shërues e popullor.

Në korrik të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prizren kishte urdhëruar bastisjen e disa lokacioneve dhe disa objekteve në një lagje të Prizrenit.

Caku ishin vendet ku pretendohej se zhvillohej ‘shërimi popullor’. Kjo ‘luftë’ e prokurorisë së Prizrenit filloi që vitin e kaluar.

Vitin e kaluar Hysri Peqani i njohur për publikun si “Burdushi” ishte arrestuar nën dyshimin për veprat penale, shmangie nga tatimi, mashtrim, armëmbajtje pa leje e veprimtari ilegale mjekësore apo farmaceutike.

Burdushi ishte liruar në mars për shkak të mungesës së provave, ndërsa u arrestua sërish në korrik pasi ishe vënë nën masa të fshehta.

Dyshimet ishin të njëjta, ‘Burdushi” sërish po kryente veprimtari të jashtëligjshme, mashtrim e shmangie të tatimit.

KALLXO.com kishte raportuar vazhdimisht për procesin gjyqësor dhe arrestimin e “Burdushit”.

Bastiset shtëpia e Hysri Peçanit- Burdushit (FOTO)

Bastiset shtëpia e Hysri Peçanit- Burdushit (FOTO)

Gjykata vendos masën e sigurisë për “Burdushin”

(FOTO) Arrestohet sërish “Burdushi”