(FOTO) Arrestohet sërish “Burdushi”
Mjeku popullor Hysri Peqani i njohur si “Burdushi” sërish është arrestuar.
Policia nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren ka arrestuar Burdushin.
Vendi ku ai dyshohej se po kryen veprimtari ilegale është bastisur sërish nga ana e policisë dhe prokurorisë.
Burdushi dyshohet se po ushtron veprimtari kundërligjore mjekësore ose farmaceutike.
Prokuroria me anë të masave të fshehta kishte arritur të mësonte se i njëjti ka shantazhuar një klient.
“Shëruesi i magjisë” ishte liruar në mars të këtij viti ndërsa ishte arrestuar në nëntor të vitit të kaluar.
Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren kishte bastisur shtëpinë e “Burdushit” nën arsyetimin për shmangie nga tatimi dhe mashtrim.
Mjeku popullor Hysri Peqani, i njohur për publikun si “Burdushi” po dyshohet për kryerjen e 4 veprave penale:
Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shmangie nga tatimi, mashtrim, dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.