Arrestimi i "Burdushit"

Gjykata vendos masën e sigurisë për “Burdushin”

Gjykata e Prizrenit pas kërkesës së Prokurorisë, ka vendosur që Hysri Peqanin “Burdushin”, ta lë 30 ditë prapa grilave.

Sipas aktvendimit të gjykatës së Prizrenit, Burdushi do qëndrojë në paraburgim deri më 28 gusht.

Paraburgimi prej një muaji i është caktuar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe veprën penale “shantazhi”.

Gjyqtari i procedurës paraprake Luan Berisha, ka konsideruar se kërkesa e Prokurorisë është e bazuar dhe se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke cekur faktin se i pandehuri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar tek pala e dëmtuar ose  dëshmitarët eventual.

Në këtë rast Prokuroria dyshon se prej datës 17 mars e deri me datën 26 korrik 2019 në biznesin e tij “Burdushi Shpirtëror”, ka ushtruar veprimtarinë e tij të kundërligjshme, duke u thirrur si “mjek popullor” ka ofruar shërbimë mjekësore, pa pasur kualifikime apo licencë të posaçme ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Dyshimi tjetër i Prokurorisë është se me datë 11 prill 2019, i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror e kishte kanosur të dëmtuarën F.S, me arsyetimin se do të zbulojë gjëra në lidhje me të dhe familjen e tezes së saj.

Si vazhdim i kësaj, e dëmtuara ia kishte kërkuar shumën prej 2 mijë eurove, ndërsa i pandehuri Hysri derisa nuk kishte pranuar të ja kthejë paratë njëkohësisht e kishte kanos të dëmtuarën, duke i thënë që nëse e lajmëron rastin në polici ai do ta thërrët familjen e tezes së saj për ti treguar se për çka është fjala.

I njëjti në mëngjesin e djeshëm është arrestuar nga ana e Policisë.

Policia nën udhëheqjen e Prokurorisë së Prizrenit, kishte bastisur edhe vendin ku dyshohej se Hysri Peqani kryente veprimtari ilegale.

Bëhet e ditur se vitin e kaluar, Hysri Peqani ishtë dënuar me 1 vjet burgim e 5 mijë euro gjobë, për veprën penale të mashtrimit, e gjithashtu gjykata e Prizrenit për tri vitet e ardhshme i’a kishte ndaluar atij ushtrimin e profesionit.

https://kallxo.com/burdushi-mbrohet-ne-gjykate-akuzon-prokurorine-per-genjeshtra/