VIDEO: Edi Rama prezanton ndërtimin e dy tuneleve në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video në Facebook ku shihen pamje të ndërtimit të aksit rrugor Qukës- Qafë Plloçë dhe hapja e dy tuneleve, e cila shkurton rrugën.

Rama është shprehur se ky ndërtim do të zbulojë një tjetër pjesë të Shqipërisë magjepsëse për industrinë e turizmit dhe hap perspektiva të reja ekonomike e sociale për banorët e krejt kësaj zone.

“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e Qukës – Qafë Plloçë, ku vijojnë intensivisht punimet për ndërtimin e këtij aksi rrugor të shumëpritur, i cili zbulon një tjetër pjesë të Shqipërisë magjepsëse për industrinë e turizmit dhe hap perspektiva të reja ekonomike e sociale për banorët e krejt kësaj zone, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.