(VIDEO) Bëhen më të numërt protestuesit në Jarinjë

Në orët e pasdites është rritur numri i qytetarëve serb që po qëndrojnë e protestojnë në afërsi të pikës kufitare mes Kosovës e Serbisë, në Jarinjë.

Të njëjtit, siç raporton ekipi i KALLXO.com që po qëndron tash e gjashtë ditë në atë zonë duke përcjellë nga afër çdo zhvillim, janë grumbulluar në afërsi të një shtëpie, duke dëgjuar muzikë ndezur zjarre.

Numri i qytetarëve në orët e paradites ka qenë dukshëm më i vogël.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme KALLXO.com raportoi se 3 aeroplanë ushtarak u shfaqën në ajër brenda territorit të Serbisë në afërsi të pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak.

Pas këtyre pamjeve, KALLXO.com raportoi edhe për vëzhgim të situatës nga KFOR-i me helikopter.

Situata në Jarinjë e Bërnjak megjithatë është e qetë.