Vetura e vjedhur në Ferizaj gjendet e braktisur në autostradë

Një veturë është vjedhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në rrugën “Shaqir Hasani” në Ferizaj.

Pronari i veturës ka njoftuar policinë se ishte vjedhur vetura e tij në të cilën kishte të ngarkuar pako me cigare, para të gatshme, dokumente personale dhe të veturës.

Policia ka bërë të ditur se veturën e ka gjetur të braktisur në autostradë, ndërsa mallrat të cilat ishin në veturë ishin vjedhur nga të dyshuarit.

Policia po vazhdon hetimin e këtij rasti.