Vetaksident në autostradë në Suharekë

Një veturë është vetaksidentuar sot në autostradë në Suharekë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 19:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (Suharekë).  Njësia policore njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident) dhe se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar”- tha Krasniqi për KALLXO.com.