Vdes një person që ishte aksidentuar një javë më parë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur të dielën si pasojë e një aksidenti në komunikacion.

Viktima ka qenë duke u mjekuar në QKUK në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, viktima ishte aksidentuar me 9 prill në Fushë Kosovë.

Policia bën të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.