Vdes një person nga Studençani i Suharekës, e zë traktori me dru

Një burrë 58-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Studençan të Suharekës të enjten.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka deklaruar se Policia ka pranuar informatën se një qytetar nga fshati Studençan ka shkuar me traktor multikultivator “Goldon” për të prerë dru në malet e fshatit Studençan dhe nuk ishte kthyer në shtëpi.

Sipas Policisë, familjarët e kanë kërkuar por nuk e kanë gjetur.

Ankuesi ka pritur patrullën e Policisë të stacionit policor të Suharekës dhe së bashku kanë shkuar në kërkim të familjarit.

“Rreth orës 20:45 personi është gjetur nën trupa te drunjëve. Dyshohet se “Goldoni” (traktor i vogël) ishte rokullisur dhe drurët e kanë zenë viktimën. Sipas mjekut te Emergjencës, viktima K.B.-58 vjeçar nga fshati Studençan –Suharekë është pa shenja jete” – ka thënë Bytyqi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.