Vdes një grua në QKUK, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mëngjesin e djeshëm një grua ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh policor, njësitet relevante të PK-së kanë dal në vendin e ngjarjes.

Në njoftim është thënë se trupi i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Ngjarja është iniciuar si hetim mbi vdekjen.