Vdes një foshnje në Prizren, arrestohen tre mjekë të dyshuar

Tre mjekë kanë rënë në pranga të Policisë së Kosovës pas vdekjes së një foshnje në Spitalin e Prizrenit.

Mjekët e arrestuar po dyshohet se kanë kryer veprën penale trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.

Sipas njoftimit policor, një burrë ka informuar se pas lindjes së gruas së tij, pas disa minutave foshnja ka vdekur.

Ankuesi, sipas PK-së po dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga stafi mjekësor.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur më 27 qershor, në mëngjesin e hershëm rreth orës 03:50.

Policia ka thënë se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, sipas PK-së tre të arrestuarit e dyshuar janë dërguar në mbajtje.