Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Vdes një burrë në Malishevë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri

Një burrë që dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Kallxo.com ka bërë të ditur se janë në kërkim të dyshuarit/ve.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore  është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarit/ve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”- ka thënë Elezaj.