Vdes këmbësori pasi goditet nga një veturë

Një person nga Istogu ka vdekur pasi i njëjti ishte goditur nga një veturë.

Sipas njoftimit të Policisë goditja e këmbësorit ka ardhur pas një aksidenti që ka ndodhur në mes dy veturave.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur dy ngasësit e automjeteve.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në fshatin Bellopojë, rreth orës 14:45.

Me vendim të prokurorit dy ngasësve iu është lëshuar vendimi mbi ndalimin policor.

Njëri prej tyre, sipas njoftimit, gjendet në spital nën mbikëqyrje të policisë, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

Tutje është thënë se trupi i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.