Logo e LDK-së - Foto: Facebook

Vdes ish-kandidati i LDK-së për deputet

Ish-kandidati i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2017, Shukri Abdullahu, ka vdekur sot.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur pikëllimin e saj për vdekjen e bashkëpartiakut.

Shukri Abdullahu u lind në Bërvenik të Podujevës më 1966, por po jetonte në Prizren.

Ai ishte inkuadruar në LDK që në ditët e para të themelimit të partisë, duke qenë edhe kryetar i forumit rinor të partisë në fshatin e tij.

“Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e dashur e të urtë, ndërsa Prizreni njërin ndër aktivistët e saj më të vyer. Kujtimi për të do të jetë i përhershëm”, ka shkruar Vjosa Osmani.