AP Photo

Vaksinat COVID: Cilat vende po i vaksinojnë fëmijët mbi 12 vjeç dhe si po bëhen krahasimet?

Gara e vaksinës kundër COVID-19 është fokusuar në mbrojtjen e të moshuarve dhe të pambrojturve nga ana mjekësore para se të kalojë gradualisht në pjesën tjetër të popullsisë së rritur.

Në shifrat e fundit të BE -së, 75.6 për qind e popullsisë së rritur në BE janë vaksinuar dhe ka numra të ngjashëm për pjesën tjetër të Evropës. Pra, pyetja tani shtrohet, kush tjetër?

Qëllimi është zhvendosur në vaksinimin e sa më shumë fëmijëve që të jetë e mundur për të zvogëluar përhapjen e infeksionit dhe varianteve në shoqëri.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e miratoi përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 12-15 vjeç në maj të këtij viti, vaksina e parë kundër COVID-19 së cilës iu dha një miratim i tillë në BE.

Autorizimi u bazua në një studim ku u përfshinë 2,259 fëmijë në grupmoshë i cili tregoi se reagimi i tyre imunitar ishte i krahasueshëm me ata në grupmoshën 16-25 vjeç.

Asnjë nga fëmijët që janë vaksinuar nuk zhvilluan COVID-19, krahasuar me 16 të cilët e zhvilluan COVID-19 pasi morën një placebo (një pilulë, ilaç ose procedurë e padëmshme e përshkruar më shumë për përfitimin psikologjik të pacientit sesa për ndonjë efekt fiziologjik.)

EMA e miratoi vaksinën Moderna për përdorim për grupmoshën 12-17 muajin tjetër. Kësaj radhe, një studim i 3,732 fëmijëve në këtë grupmoshë të veçantë tregoi se asnjë nga ata që morën vaksinën nuk u infektua me COVID-19 në krahasim me katër të tjerë që i përkisnin grupit placebo.

A do të duhej që fëmijët të vaksinohen kundër COVID?

Ka pasur një debat mbi meritat e vaksinimit të fëmijëve që nuk kanë kushte themelore pasi shanset që ata të zhvillojnë një sëmundje të rëndë nga COVID-19 janë mjaft të vogla, dhe kjo duhet të balancohet kundër efekteve anësore të mundshme të vaksinës.

EMA pranoi se numrat e kufizuar në të dy studimet nënkuptonin se ata nuk mund të zbulonin efekte anësore të rralla. Sidoqoftë, ata arritën në përfundimin se përfitimet e vaksinave për këtë grupmoshë më të re tejkaluan çdo negativ potencial.

Ka pasur gjithashtu një shqetësim për rastet e miokarditit dhe perikarditit pas administrimit të vaksinave të ARNi.

Një artikull i Harvardit në muajin korrik raportoi se kishte pasur 1.000 raste pas 300 milionë vaksinimeve në SHBA me vaksinat Pfizer ose Moderna. Shumica e rasteve ishin tek adoleshentët ose të rinjtë.

Artikulli në fjalë thotë gjithashtu se 79 për qind e këtyre rasteve tek të rinjtë ishin raste të lehta.

Pavarësisht se vaksinat janë miratuar për fëmijët 12-18 vjeç nga rregullatori evropian i ilaçeve gjatë dy muajve të fundit, jo të gjitha qeveritë e BE-së apo agjencitë shëndetësore e kanë ndjekur shembullin e saj, raporton euronews.

Megjithatë, shumë vende kanë filluar të hapin programet e tyre të vaksinimit për fëmijët mbi moshën 12 vjeç. Ja edhe krahasimi në grafikonin si më poshtë:

Përqindja e 12-18 vjeçarëve që kanë marrë të paktën një dozë në vende të caktuara evropiane.

Përktheu: Nuhi Shala