Uta Ibrahimi ngjitet në majën Makalu në Nepal

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se alpinistja Uta Ibrahimi është ngjitur në majën e pestë më të larët në botë Maja Makalu në Nepal.

Sipas komitetit, kjo majë ka lartësi 8485 metra dhe njihet si njëra prej 14 çative të botës.

Për Utën kjo ishte ngjitja e 7-të prej 14 majave sa do t’i ngjisë në projektin e saj të madh “14 Majat e Himalayave – Utalaya”.

Uta Ibrahimi e pa përkrahur nga shteti, paralajmëron ngjitjen në 14 majat më të larta në tokë

Uta e Himalajeve (VIDEO)