Uta Ibrahimi. Foto: MKRS

Uta e Himalajeve (VIDEO)

Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi, ka nisur në vitin 2017 një projekt për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë.

Projektin e saj e ndali pandemia e COVID-19, por aktualisht ajo është duke u përgatitur që të rikthehet në Nepal për të ngjitur një maje tjetër me mbi 8,000 metra lartësi mbidetare.

Në shumicën e ngjitjeve të saj, Uta është alpinistja e vetme nga Kosova./REL