Alpinistja shqiptare, Uta Ibrahimi, rrugës për në majën më të lartë të botës - Foto: Facebook
Uta Ibrahimi e pa përkrahur nga shteti, paralajmëron ngjitjen në 14 majat më të larta në tokë
Alpinistja e njohur kosovare Uta Ibrahimi, ka paralajmëruar ngjitjen në majën e trembëdhjetë më të lartë në tokë, por ajo nuk ka gjetur asnjë përkrahje financiare nga institucionet shtetërore.
Ibrahimi përmes llogarisë së saj në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se premtimet e ministres së Kulturës Vlora Dumoshi për përkrahje, kanë qenë vetëm marketing e jo të njëmendëta.
“Deri sa t’i ngjes krejt, qofsha shënosh e mirë … e shpresoj që ndonjëherë në të ardhmen problemin më të madh – financimin e ekspeditave, nuk kam me e pas barrë sikurse në secilën ekspeditë. E kur të kryhet krejt, ju lutem mos jeni krenar e as mos u mburrni, sepse veç më rënd ma keni bërë!” ka shkruar Ibrahimi.
Alpinistja planifikon që me 13 mars të ngjitet në majën Annapurna në Himalaje në veri-qendër të Nepalit është mbi 8 mijë metra lartësi.
Pas kësaj, Ibrahimi ka shkruar se do të vazhdoj projektin e saj për ngjitje në 14 majat më të larta në tokë.
Ibrahimi është gruaja e parë shqiptare që është ngjitur në majën më të lartë në botë në Mont Everest.