Ushtrimi fushor “ARROW 05”. Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës/Facebook

Ushtarët e Kosovës realizojnë ushtrim fushor për planifikim e ekzekutim të operacioneve sulmuese dhe mbrojtëse - FOTO

Pjesëtarët e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke realizuar ushtrimin fushor “Arrow 05” në poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës në Gjakovë.

Ky ushtrim është duke u bërë me qëllim të validimit të togjeve të kompanive, ka njoftuar FSK-ja.

Sipas një njoftimi, ushtarakët janë duke u vlerësuar në planifikim dhe ekzekutim në operacionet sulmuese, mbrojtëse, të stabilitetit dhe mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile.

Tutje është thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e zhvillimit dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, po realizon këto trajnime dhe ushtrime për validimin e kapaciteteve luftarake për të qenë sa më të përgatitur në përmbushje të misionit.