Ulet numri i rasteve aktive me COVID-19

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 105.375 raste nga 536.708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.178 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot, sipas IKShPK-së, është gjithsej 94.630 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.567.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 187 raste të reja dhe 5 vdekje nga COVID-19.

187 raste të reja e 5 vdekje nga COVID-19 për 24 orë