Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.073.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës.

Deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkaq, deri më sot janë dhënë 95.725 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara të shtunën, nga 2.804 testime, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, u shënuan 8 raste të vdekjes.

Përderisa dje janë shëruar 1.129 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794.