1 mijë e 685 raste aktive me COVID-19

1 mijë e 685 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, dje janë shënuar 2 vdekje kurse nuk është vaksinuar asnjë qytetar.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme janë testuar 560 qytetarë që kanë dyshuar se mund të jenë të infektuar.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se numri i të hospitalizuarve është 25 pacientë me Covid-19.