339 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 339.

Përderisa të shtunën, nga 646 testime janë regjistruar 11 raste të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.740.

Në anën tjetër, në 24 orët e fundit janë dhënë 136 doza të vaksinës kundër Covid-19.

822.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, deri më sot.

Deri më sot janë dhënë 102.326 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.