Tri vetura përfshihen në një aksident në 'Veternik'

Në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku janë përfshirë tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilat janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sipas Policisë me rastin po merret njësia e komunikacionit rrugor.