Ilustrim

Tri raste të dhunës në familje javën e parë të janarit në rajonin e Ferizajt

Tri raste të dhunës në familje, dy prej tyre në Ferizaj dhe një në Shtime janë raportuar në javën e parë të janarit këtë vit, në Drejtorinë Rajonale në Ferizaj.

Me vendim të prokurorisë, një person i dyshuar është ndaluar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar me procedurë të rregullt hetimore.

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”- ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia ka apeluar tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

“Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”- thuhet më tej në njoftim.