Trepça fiton Ligën Unike në basketboll

KB Trepça ka fituar Ligën Unike në basketboll sot më 31.03.2024.

Ajo u shpall kampione pasi në finale mposhti Golden Eagle Ylli me rezultat të ngushtë 67:66.

Finalja është zhvilluar të dielën mbrëma në Vlorë.

Përmes një postimi në Facebook skuadra mitrovicase ka falënderuar tifozët për përkrahjen.

Ndërsa kanë uruar që kjo të mos jetë kupa e fundit për ketë sezon.