Tre të lënduar nga vetura e rrokullisur në Prishtinë (FOTO)

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vet-aksidentin i cili ka ndodhur para disa orëve në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka deklaruar për KALLXO.com se nga ky vet-aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

Krasniqi më tej ka thënë se të njëjtit janë dërguar në emërgjencë për trajtim mjekësor.

Vetura e vet-aksidentuar ka dëmtuar edhe tri vetura që kanë qenë të parkuara aty.

KALLXO. com ka raportuar për këtë aksident ku në bazë disa fotografive shihet një veturë që është rrokullisur.