Aksident në Prishtinë: Makinës i mbesin katër rrotat lart

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Një makinë e tipit Audi është rrokullisur në një aksident me një makinë tjetër.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën e përmbysur ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë ambulanca dhe një ekip i zjarrfikësve të cilët janë duke trajtuar makinat.

KALLXO.com sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.