Tre raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Tre raste të dhunës në familje janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend.

Një rast ka ndodhur në Ranilluk dhe dy raste në Prizren.

Në Ranilluk, Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person nën dyshimin s eka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit u dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.

Në Prizren, forcat e rendit kanë arrestuar një person i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës është raportuar po ashtu në Prizren, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin e ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit policor, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.