Foto: CNN

Tre persona vdesin nga përplasja e një aeroplani në një shtëpi

Tre persona kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël u përplas në një shtëpi në perëndim të Detroitit.

Tre viktimat besohet të jenë piloti dhe dy pasagjerë, raporton CNN.

Familja me pesë vetë që jeton në shtëpi dolën të gjallë, por shtëpia u përfshi nga flakët. Shtëpia gjendet në Lyon Township, rreth 40 milje në perëndim të Detroitit.

Zonja e shtëpisë tha se familja ishte brenda kur u rrëzua aeroplani. Ajo tha se ata ishin në dhomën e ditës duke diskutuar se cilin film të shikonin dhe sapo ishin zhvendosur në një dhomë tjetër kur aeroplani goditi shtëpinë.

Sikur nëna, babai dhe tre fëmijët të qëndronin në dhomën e ndenjes, do të kishte qenë një përfundim tjetër. Ndërsa macja e familjes ngordhi.