Ilustrim

Tre persona të lënduar në rrugën Prishtinë-Ferizaj

 

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj në orët e hershme të mëngjesit.

Policia ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre burra të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.

Njëri nga ta është ndaluar për tretman, ndërsa dy janë liruar, thuhet në raportin policor.