Ilustrim

Tre persona arrestohen në Obiliq, dyshohen për vjedhjen e kursimeve të një qytetari

Tre persona janë arrestuar për vjedhje në Obiliq.

Të arrestuarit dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash nga një qytetar të cilat ai i ruante në një kasafortë.

“Viktima mashkull kosovar, raporton se i janë vjedhur një shumë parash, të cilat viktima i kishte pasur të kursyera dhe të ruajtura në një kasafortë. Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë”- thuhet në njoftimin e Policisë, më 15.05.2026.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas Policisë, rasti është nën hetime.