Theret me thikë një person në Vushtrri

Një person është therur me thikë në Vushtrri, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës.

Zahiti ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00 pas një mosmarrëveshje.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”- ka thënë ai.

Sipas tij, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.