Foto: Ilustrim

Tentoi të vrasë me thikë dy vëllezër - Policia në kërkim të të dyshuarit

Një person dyshohet se i ka sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) dy persona të tjerë në Fushë Kosovë.

Deri tek vrasja në tentativë erdhi pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarit dhe dy viktimave që ishin vëllezër.

Viktimat u dërguan në QKUK për trajtim, njëri nga ta është ndaluar për trajtim të mëtejshëm, teksa tjetri është liruar.

I dyshuari ndodhet në arrati.