Foto: Ilustrim

Theret me thikë një person në Prishtinë, Policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në dyshimin se në rrethana të panjohura ka therur me thikë një person.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe për trajtim mjekësor është dërguar në qendrën emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.