qeveria e kosoves

Themelohet Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar themelimin e Këshillit Organizativ për manifestimin gjithë popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më datë 5, 6 dhe 7 mars 2022.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se Epoeja e UÇK-së e ndryshoi historinë për gjithë popullin.

“S’ka si mos ta kujtojmë familjen Jashari. Duke ju falënderuar atyre jemi këtu. Kujtimi për ta na bënë të vetëdijshëm që ata nuk harrohen”, tha Kurti.

Pjesë e këtij këshilli janë emëruar: Armend Mehaj -kryetar dhe anëtarët, Donika Gërvalla, Fadil Nura, Albulena Haxhiu, Hajrullah Ceku, Xhelal Svecla, Bashkim Jashari dhe Drejtori për menaxhimin e komplekseve memoriale anëtar.

Në mbledhjen e Qeverisë po ashtu është miratuar edhe vendimi për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian ndaj 183 individëve dhe 26 etniteteve Bjelloruse të ndërlidhura me regjimin e Presidentit Bjellorus Aleksandar Lukashenko.

Po ashtu është miratuar edhe lidhja e marrëveshjes financiare për IPA 2021 mes Kosovës dhe BE-së si dhe IPA 2022 mes Kosovës dhe BE-së.