Foto: ZPRK

Thaçi kundër masave të Qeverisë: Po shkelet Kushtetuta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur konferencë për media pas vendimit të Qeverisë për vendosjen e masave për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës, i cili, sipas tij, bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Presidenti Thaçi do të dalë në konferencë në orën 22:30 në ndërtesën e Presidencës.

“Vendimi për kufizim të lëvizjes së qytetarëve paraqet shmangie nga të drejtat dhe liritë e njeriut që garantohen me Kushtetutën e Kosovës. Kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve mund të bëhet vetëm kur shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Qeveria ende nuk ka marrë ndonjë vendim, vetëm se është paralajmëruar që nga nesër pritet ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve

Vdes personi i parë nga coronavirusi në Kosovë